INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfundon pa sukses takimi Rama-Basha, kryeministri: Marrëveshje nuk ka, jeta vazhdon

Përfundon pa sukses takimi Rama-Basha, kryeministri: Marrëveshje nuk ka, jeta vazhdon

Publikuar më: 20:13 04-05-2017

Edhe dy orë të tjera negociata nuk kanë mjaftuar që kryeministri Rama dhe kreu i PD-së, Basha të gjejnë dakordësinë për zgjidhjen e krizës politike. Menjëherë pas përfundimit të takimit në presidencë, në praninë e Presidentit Bujar Nishani, Rama ka dhënë një deklaratë për gazetarët.

Rama: "Jemi në të njëjtin pozicion që kemi qenë dje. Oferta që unë i kam bërë PD-së nëpërmjet kryetarit të saj është ajo e ditura, për të ndërtuar një mekanizëm monitorimi të zgjedhjeve.

Për sa i përket kërkesës këmbëngulëse të PD-së për numërim dhe votim elektronik, kam propozuar që një ministër i Partisë Demokratike të bëhet pjesë e qeverisë për të përgatitur një projekt të besueshëm. Nëse certifikohen si të besueshme, atëherë t’i zbatojmë në zgjedhjet e ardhshme.

Për sa i përket datës së zgjedhjeve, data e zgjedhjeve është më 18. Jemi në limitet e fundit të kohës. Përpjekja për të bërë gjithçka që na takon si qeveri për të garantuar PD-në për aq sa na takojnë rregullat e lojës, nuk kanë shteruar. Dua ta përsëris se një ofertë tjetër nuk e kemi dhe nuk do ta kemi."

Platformë nga ambasadorët? -Rama: Mua ambasadorët nuk më propozojnë drafte. Kam mirëpritur platformën e sjellë nga miku i Partisë Demokratike dhe i dërguari i Kancelares Merkel. Përtej kësaj nuk do të shkojmë.

Fitore të thellë me PD-në – Rama: Vazhdojmë punën për qeverisjen e vendit dhe fitoren e thellë në zgjedhje. Dëshira ime është fitorja e thellë me Partinë Demokratike.

Biseda pa tonalitet- Rama: Biseda ka qenë e drejtpërdrejtë, etike dhe pa asnjë tonalitet.

Takim tjetër me Bashën?- Rama: Unë mund ta takoj sërish dhe gjithmonë dhe ndërkohë zgjedhjet do të bëhen më 18 qershor dhe ne do të vazhdojmë punën për të fituar zgjedhjet. Marrëveshje nuk ka dhe më shumë se kaq nga ana jonë nuk do të ketë. Për të tjera, zt. Basha mund t’i thotë në çadër. Jeta vazhdon.

Article Logic
Execution time: 0.0040531158447266