Autoritetet e Qipros konfirmojnë që akti i rëndë i pengmarrjes së pasagjerëve përfundoi dhe nga rradhët e tyre s’pati të lënduar. Po kështu është arrestuar dhe autori.
Pengmarrja e avionit Egyptian Air zgjati për disa orë e për fat të mirë nuk kishte qëllime terroriste, siç dhe u dyshua në fillim po thjesht aventurore. Ibrahim Semaha donte të shkonte tek gruaja e tij që ndodhej në Qipro.