INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfundon

Përfundon "përplasja" Qeveri - Presidencë! Nishani dekreton ministrat e rinj.

Publikuar më: 13:38 22-02-2016

Edhe pse Gjykata Kushteuese nuk e ka dhënë verdiktin e saj në lidhje me kërkesën e Presidentit për interpretim në rastin e dekretve, Bujar Nishani, nuk pret po vendos të dekretojë Arben Ahmetajn si Ministër të Financave dhe Milva Ekonomin si Ministre të Ekonomisë. Dekretet në mënyrë të befasishme u miratuan edhe pse më herë Nishani agumentoi se nuk mund të dekretonte emërimin e Ahmetajt dhe Ekonomit për aq kohë sa Kuvendi nuk kishte votuar dekretet e tij për shkarkimin e Shkëlqim Canit nga Financat dhe Arben Ahmetajt nga Ekonomia. Edhe pse Parlamenti nuk i futi në rend të ditës dekretet, të enjten e javës së shkuar, të majtët kanë thënë se do t’i votonin kur Presidenti të sillte edhe emërimet e ministrave.

Article Logic
Execution time: 0.0035579204559326