INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfundon pjesa e parë, Spanjë 3-0 Shqipëri

Përfundon pjesa e parë, Spanjë 3-0 Shqipëri

Publikuar më: 20:34 06-10-2017

Në ndeshjen e 9-të të Grupit G të kualifikueseve të Kupës së Botës “Rusi 2018”, Shqipëria po mposhtet me rezultatin 3-0 nga Spanja. Pavarësisht rezultatit dhe gabimeve në mbrojtje, Kombëtarja jonë ka dhënë disa sinjale pozitive me një goditje të shtyllës dhe dy aksione të bukura por të pa finalizuar. Në minutën e 16-të Rodrigo kaloi Spanjën në avantazh. Isko i jep një pasim mjaft të mirë që nga jashtë zonës dhe sulmuesi Rodrigo pasi e kontrollon me gjoks, godet në një pozicion të vështirë duke e bërë të pamundur për Berishën që të ndalë topin që shkoi në rrjetë.

Për të dyfishuar shifrat mendoi Isko në të 23-ën. Koke i jep një pasim nga jashtë zonës dhe mesfushori i Real Madridit godet fort duke mposhtur Berishën.

Tiago Alkantara bën një goditje të shkëlqyer me kokë brenda zonës pas një krosimi të Odriozolës nga e djathta dhe shënon golin e tretë në minutën e 26-të.

Article Logic
Execution time: 0.0035889148712158