Teatri i Hapur tek Liqeni Artificial pas pak kohësh do jetë i hapur për të gjithë qytetarët e Tiranës por jo vetëm.
Para pak muajsh Bashkia e Tiranës nisi punimet te Amfiteatri, i cili pas rikonstruksionit mori emrin "Teatri i Hapur".
Ky është edhe teatri i parë në llojin e tij për kryeqytetin, totalisht i hapur në natyrë.
Ndërsa së shpejti ai do të jetë gati për shfaqje të ndryshme. Lajmin e bën të ditur kreu i Bashkisë Erion Veliaj.