Përfundoi vitin shkollor si djalë dhe u kthye nga pushimet e verës si vajzë. Kjo është historia e një adoleshenti me banim në Midëllsbrou të Anglisë, i cili thotë se është si Kim Kardashiani.
Me flokë të gjata të zeza dhe me një tualet perfekt, 15-vjeçari transgjinor Kairah Kelly, i cili më parë njihej si Tyler, tregon se shokët e klasës dhe mësueset nuk e njohën më.
“Shikohesha në pasqyrë dhe shihja një person të huaj. Që kur isha 8 vjeç e imagjinoja veten me fustane. Më në fund jam e lirë. Në shkollë u habitën, por më mbështetën në zgjedhjen time”, tregon Kairah.
Duke folur për planet e së ardhmes, Kairah thotë: “Kam një listë të gjatë me operacione. Ndërrim gjinie, operacion gjoksi, mbushje buzësh, ngritje vetullash dhe ndryshim i linjës së flokëve”.