INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfundon shpejt takimi Thaçi -Vuçiç. Thaçi: Serbia ende na konsideron pjesë të saj

Përfundon shpejt takimi Thaçi -Vuçiç. Thaçi: Serbia ende na konsideron pjesë të saj

Publikuar më: 10:46 18-07-2018

Ka përfunduar shpejt takimi Thaçi-Vuçiç në Bruksel që është ndërmjetësuar nga Federica Mogherini në kuadër të fazës së fundit të dialogut. Pas takimit, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç pyetjes se a do ta njohë Serbia pavarësinë e Kosovës ai i është përgjigjur:
“Gjithmonë ndodhem para kësaj pyetjeje, me atë se cila do të jetë zgjidhja e kompromisit. Kosova pret që ta njohim pavarësinë e saj, dhe si kompromis nuk ofron asgjë, pret vetëm njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nëse jemi të dyja palët të pakënaqura në mënyrë të barabartë, atëherë mund të themi se kemi arritur një zgjidhje të vërtetë kompromisi” ka thënë Vuçiç.
Ndërkohë, Thaçi ka përsëritur disa herë se ky ishte takimi i tij më i vështiri pas gjashtë vjet negociatash me Serbinë, edhe pse zgjati vetëm pak minuta.
“Ka qenë më i shkurti dhe më i vështiri prej takimeve që kemi realizuar gjashtë vitet e fundit. Serbia ende beson se Kosova është pjesë e tyre. Mashtrohen, gabohen shumë. Ne ende shpresojmë që do të arrijmë një marrëveshje finale që do të jetë e mirë për Kosovën për Serbinë, dhe për investimin e BE-së”, ka thënë Thaçi. 
Në fund, Thaçi tha se Kosova pret njohje formale nga Serbia në fund të dialogut, dhe anëtarësim në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

vuccic_thaci_-_Copy.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035378932952881