INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfundon takimi i ambasadorit Lu dhe Bashës në selinë e PD

Përfundon takimi i ambasadorit Lu dhe Bashës në selinë e PD

Publikuar më: 17:52 09-05-2017

Ka përfunduar takimi mes ambasadorit të SHBA, Donald Lu, dhe kreut demokrat, Lulzim Basha. Takimi zgjati rreth 30 minuta dhe u zhvillua në selinë e PD. Mësohet se në fokus të takimit ka qenë kriza politike, teksa opozita ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhje.

Ndërkohë, opozita ka paralajmëruar një protestë masive më 13 maj në Tiranë. Takimi vjen një ditë pas KQZ miratoi fletën e votimit. Dy partitë më të mëdha mes 15 partive të regjistruara në total për këto zgjedhje, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Socialiste, u renditën respektivisht e 14 dhe 15, ndërsa fleta e votimit hapet me Frymën e Re Demokratike.

Article Logic
Execution time: 0.0046861171722412