INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfundon takimi me ambasadorët, Rama zbulon ofertën për Bashën [VIDEO]

Përfundon takimi me ambasadorët, Rama zbulon ofertën për Bashën [VIDEO]

Publikuar më: 17:35 03-05-2017

Ka përfunduar takimi i kryeministri Edi Rama me ambasadorët e vendeve të huaja të emëruar në vendin tonë. Mësohet se takimi mes palëve ka zgjatur 60 minuta.

Ky takim mes Ramës dhe ambasadorëve erdhi pas dështimit të negociatave me kryedemokratin Lulzim Basha. Menjëherë pas takimit me ambasadorët duke zbardhur edhe një pjesë të mirë të ofertës së tij për kreun e PD-së lulzim Basha.

A është e vërtetë që i keni ofruar opozitës postin e zëvendëskryeministrit?

Kemi rënë dakord që të mos flasim por me sa duket fjalët i ka marrë era i ka sjellë tek ju. Unë kam propozuar atë që besoj se adreson problemet objektive, pra një monitorim si asnjëherë më parë të gjithë strukturave të shtetit, të policisë të DAR dhe të gjithë sistemit tonë arsimor, të sistemit tonë të burgjeve ku janë edhe pikat që janë adresuar si problematika në raportin e mëparshëm të ODIHR dhe një rregullore e dakordësuar për mënyrën se si të shmanget përdorimi i aseteve shtetërore në fushatë dhe një kategori e caktuar aktivitetesh qeveritare që nuk duhen përdorur në fushatë.

Si e priti Basha propozimin?

Unë nuk dua të komentoj kundërshtarin që ishte në tavolinë për të biseduar.

Kur do prisni?

Ne nuk presim, vazhdojmë punën. Jemi në angazhimin e plotë elektoral por njëkohësisht do gjejmë kohën për të diskutuar deri kur të fillojë shtypja e fletëve të votimit.

Kjo është oferta e fundit?

Unë nuk kam takim tjetër por nëse duan takim jemi gati.

A përfshihet shtyrja e zgjedhjeve?

Nuk është shtruar si opsion.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk i trembet asgjëje nëse ndodhin akte të dhunshme nga protesta e opozitës në 7 maj në Kavajë.

Ai pohoi se brenda filozofisë për të bërë shtet, qeveria është e hapur që t’i plotësojnë kushtet PD-së, që kjo e fundit të hyjë në zgjedhje.

“Nuk i trembem asgjëje. Brenda filozofisë tonë për të bërë shtet, jemi të gatshëm që ti bëjmë PD kushtet për tu përfshirë në zgjedhje.”, tha Rama, fill pas përfundimit të takimit sot me ambasadorët e akredituar në Tiranë, ku në fokus ishte zgjidhja e krizës politike. Ndërkohë, ditën e diel në Kavajë do të zhvillohen zgjedhjet për kryetar bashkie, ndërsa opozita nuk merr pjesë. Kjo e fundit ka paralajmëruar se në këtë qytet do të mbajë protestë, për të bllokuar kështu këtë proces të paligjshëm sipas tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0034379959106445