Pas tre orësh bisedime me dyer të mbyllura mes Ramën dhe Bashës në presidencë është mbyllur dhe takimi. I pari që u largua ishte kryeministri Rama i cili në fakt ka hyrë dhe i pari në selinë e Presidentit. Nishani që ka qënë prezent gjatë gjithë kohës në rolin e negociatorit në këtë takim. Pas daljes së Ramës, Basha ka qëndruar dhe rreth 40 minuta më shumë. Ende nuk ka të dhëna zyrtare nëse palët në konflikt, Rama dhe Basha kanë dakortësuar kërkesat e tyre me qëllim dhënien fund të krizës politike në vend. Por të dhëna jo zyrtare shprehen se marrëveshja nuk është arritur në këtë takim të parë mes liderit të PD dhe të PS pas krizës politike dhe mendohet se do të ketë një takim të dytë.