INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfundon takimi, Rama: Nuk e binda dot PD-në për të votuar reformën

Përfundon takimi, Rama: Nuk e binda dot PD-në për të votuar reformën

Publikuar më: 19:04 06-06-2016

Ka përfunduar pas 3 orësh takimi mes kreut të qeverisë, Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha. Fillimisht u duk se gjërat do të shkonin mirë, pasi palët dukeshin të qetë dhe të qeshur, madje kanë shkëmbyer edhe batuta mes tyre. Mirëpo mesa duket ky takim nuk rezultoi i suksesshëm, sepse Në përfundim të takimit kreu i qeverisë Rama dhe kreu i opozitës Basha nuk kanë gjetur kompromis. 

Pas takimit kryeministri Rama u shpreh se nuk e bindëm dot Partinë Demokratike për të votuar reformën në drejtësi. Pavarësisht se tryeza dështoi, kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi se drafti i reformës do të niset direkt për në Kuvend.

"Nuk arritëm ta bindim Partinë Demokratike për të votuar së bashku draftin e shkruar bashkërisht nga partnerët strategjikë, të reformës në drejtësi. Por më vjen shumë mirë t'ju them sot të gjithë shqiptarëve se i bëra të gjitha përpjekjet e mundshme, i bëmë të gjitha përpjekjet e mundshme për t'iu dhënë kundërshtarëve politikë një mundësi reale, pa cenuar përmbajtjen thelbësore të kësaj reforme. Drafti që kishim në tryezën e diskutimit ishte ai i diskutuar në komisionin e posaçëm të reformës në drejtësi, i shoqëruar nga disa plan pikash nga ekspertë amerikanë e europianë, për të afruar palët.

2/3 që janë kërkuar pa pushim nga PD pas leximit të parë të raportit të Venecias, për habinë e shumë kujt ndoshta, por jo timen, PD e refuzoi këtë ofertë që e barazon shumicën e opozitën në përzierjen me votë të kandidatëve për pozicione të caktuara në sistemin gjyqësor. Që ditën e parë kam qenë jashtëzakonisht më i duruar se asnjëherë tjetër. Të njëjtën gjë ka bërë edhe aleati ynë në qeveri. Nuk kemi dashur që t'i lëmë shteg PD-së për asnjë lloj justifikimi, as në sytë e shqiptarëve as në sytë e komunitetit ndërkombëtar. PD s'ka lënë gurë pa luajtur, marifet pa përdorur, justifikim pa nxjerrë për ta zvarritur këtë reformë dhe për të ndryshuar thelbin e saj", u shpreh Rama për mediat pas përfundimit të takimit. 

Article Logic
Execution time: 0.0036699771881104