Sikurse ishte parashikuar në orën 16:00 përfundoi edhe afati që studentët i kishin vendosur kryeministrit për të plotësuar kërkesat e tyre.
Nga ana e qeverisë nuk erdhi asnjë reagim.
Në kushte të tilla një pjesë e studentëve janë drejtuar drejt “Zogut të Zi” ku do të bllokojnë qarkullimin.
Ndërsa pjesa tjetër ka qëndruar para godinës së Ministrisë së Arsimit.
Prej mëngjesit studentët e Universitetit të Tiranës por edhe studentë të rretheve kanë qëndruar para ministrisë. Kjo është dita e 8 e protestës së studentëve.