INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfundon verifikimi i dosjeve, ja emrat që plotësojnë kushtet për në organet e Vetingut

Përfundon verifikimi i dosjeve, ja emrat që plotësojnë kushtet për në organet e Vetingut

Publikuar më: 23:47 17-02-2017

Ka përfunduar proçesi i verifikimit dhe dokumentacionit për qytetarët  që aplikuan për të marrë pjesë në pjesë në organet e vetingut  për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Proçesi është zhvilluar nën monitorimin e pandërprerë të ekspertëve ndërkombëtarë të ONM-së. Pas, verifikimit të të gjithë aplikimeve për pozicionet e institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Avokati i Popullit ka verifikuar në tërësi 192 aplikime nga të cilat 29 përmbushin kriteret formale, kurse 163 aplikime të tjera nuk përmbushin kushtet.

Në përfundim të këtij procesi, Avokati i Popullit i ka dorëzuar Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit listat e kandidatëve, si dhe të gjitha dosjet individuale fizike të aplikimeve të shqyrtuara për këta kandidatë.

Vlerësimi dhe rekomandimet për kandidatët nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, do t’i përcillen Avokatit të Popullit, që së bashku me dy listat e sipërcituara do t’ia dorëzojë më pas Kuvendit të Shqipërisë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036637783050537