Nëse e gjeni veten duke porositur një darkë plotë yndyrë dhe kalori në vend të ushqimeve të shëndetshme, duhet të fajësoni muzikën dhe jo veten.
Duket e pabesueshme por një studim i fundit nga Universiteti i Floridës së Jugut ka vërtetuar se muzika e restoranteve përcaktojnë se si do shkojë biseda jonë dhe çfarë do porosisim.
Nëse restoranti ka muzikë të lartë në sfond atëherë konsumatorët kanë tendencën të porosisin ushqim jo të shëndetshëm, e nëse muzika është e qetë atëherë konsumatorët kanë më shumë gjasa të zgjedhin alternativa më të shëndetshme.
Të dhënat e studimit u bazuan në një eksperiment në një restorant ku u vendos muzikë ambientale dhe e lartë.
Në më shumë se 20% të rasteve klientët porositën ushqime të yndyrshme kur në sfond kishte muzikë të lartë në krahasim me klientët me muzikë të qet në sfond.
Udhëheqësi i studimit Dr Dipayan Biswas shpjegon se muzika e fortë ndikon në rritjen e ritmeve të zemrës dhe stimulon stres ç'ka e bënë njeriun të jetë më i gatshëm të ushqehet me ushqime të thata dhe plotë yndyrën.
Ndërsa muzika qet ka një efekt qetësues dhe i bënë njerëzit më të ndërgjegjshëm për atë që do porosisin./intv.al/