INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përgatiste mina, arrestohet 45 vjeçari në Shkodër

Përgatiste mina, arrestohet 45 vjeçari në Shkodër

Publikuar më: 09:24 13-04-2016

Zbulohet laborator artisanal për përgatitjen e minave në Shkodër. Policia e Shkodrës ka zbuluar këtë laborator në qytetin verior, i cili përdorej për përgatitjen e minave. Gjatë operacionit “Porosia”, Policia e Shkodrës ka arrestuar këtë shtetasin Nadir Shiroku, 45 vjeç, nga fshati Juban i Shkodrës. Shiroku, i dënuar më parë me 18 vite burg për vjedhje me armë dhe në vitin 2013 me 8 muaj burg.

Ky shtetas rezulton të jetë personi që përgatiste e montonte minat me telekomandim, që u kapën më 26 mars në një operacion ku në pranga ranë edhe tre persona si dhe një sasi mjetesh shpërthyese si dhe një snajper.

Pas marrjes në pyetje të të arrestuarve të parë dhe hetimit, u vërtetua se minat nuk vinin nga Mali i Zi, siç dyshohej, por përgatiteshin në Shkodër.

Pas kontrollit në banesën e shtetasit Nadir Shiroku, u gjetën gjithë pajisjet e laboratorit artizanal të cilat, sipas policisë, kanë shërbyer për përgatitjen e minave.

Article Logic
Execution time: 0.003662109375