Për shkak të disa investimeve që po kryhen në rrjetin elektrik të Tiranës, për përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se nesër disa zona në kryeqytet do jenë pa energji
OSHEE thekson në njoftimin e saj se ndërprerja do të jetë nga ora 09:00-13:00, do të ketë kufizime energjie në disa zona në kryeqytet.
Pa energji do të jenë gjatë këtij intervali kohor do të jenë zona; Rruga “Nazmi Rushiti”, pranë Maternitetit të Ri, rruga “Mine Peza” si dhe rruga “Skënder Kosturi”.