Grupi metal rikthehet me një vepër artistike, duke ndërthyurur zhanrin thrash të rrymës metal Amerikan me tingujt e errët të frymëzuar nga Evropa Lindore.
"Gates of Hell", shkëputur nga albumi më i fundit i Crossbones, WWIII (World War III) ka një vijë melodike të drejtpërdrejtë, udhëhequr nga kitaristi Ben Turku dhe riff-at e tij të mprehtë, të cilat do i "çmendin" gjithë adhurueit e metal. Bateristi Theo Napoleoni dhe basisti Klejd Guza, shtojnë gjithashtu muzikalitetin me ritmin e tyre, si dhe zëri shpërthyes i Olsi Ballta, e bëjnë këtë pjesë muzikore një nga më të mirat e albumit. Shijojeni më poshtë: