INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përgënjeshtron Alibeaj, akuzon Saimir Tahirin

Përgënjeshtron Alibeaj, akuzon Saimir Tahirin

Publikuar më: 13:48 09-04-2016
Menjëherë pas lajmit për arrestimin e të vëllait, ka ardhur reagimi i Ish-ministrit të Drejtësisë në qeverinë e PD-së, Enkelejd Alibeaj. Me një shënim në Facebook, Alibeaj akuzon ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për fabrikim të lajmit me qëllim që të mbyllë gojën e opozitës.
 
“Sot banda në policinë e shtetit, e drejtuar nga Kryebanditi Sajmir Tahiri ka shpërndarë një lajm të gënjeshtërt  për  gjoja arrestimin e vëllait tim.  Lajmi i dalë nga zyra e Sajmir Tahirit tregon se sa të dëshpëruar janë, se çfare morali kanë e çfarë janë në gjëndje të bëjnë vetëm e vetëm për të baltosur kundërshtarin. 
 
Qëllimi është i qartë. Shantazh për t’i mbyllur gojën Opozitës e për t’i zhytur të gjithë në llumin e krimit dhe korrupsionit të Edi Ramës dhe bandës së tij. 
 
Njeriu i faktuar nga shërbimet sekrete të vendeve partnere si i lidhur me krimin, njeriu që ve në dispozicion të trafikantëve makinën e tij, partneri i krimit, shpifësi, ordineri do të përgjigjet për këtë sajesë ordinere. 
 
Sa për mua,  as nuk trembem as nuk shantazhohem. Përballë do më ketë ditë për ditë, bashkë me opozitën, Sajmir Tahiri dhe banda që drejton”, shkruan Alibeaj.
 
Article Logic
Execution time: 0.0037670135498047