Përgjaken rrugët e shqipërisë, një tjetër aksident është regjistruar në aksin rrugor Librazhd Elbasan.
Raportohet se një furgon pasagjerësh ka dal nga rruga në vendin e quajtur Kthesa e Murrashit duke plagosur 3 persona.
Ambulanda dhe forcat policore kanë arritur menjëherë në vendngjarje për tu kujdesur për të plagosur.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për aksidentin është bërë moti i keq.