INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përgjaken rrugët e vendit nga aksidentet...

Përgjaken rrugët e vendit nga aksidentet...

Publikuar më: 08:10 26-07-2016

Në orët e para të kësaj të marte ka ndodhur ka një aksident i rëndë në rrugën nacionale Lezhë-Tiranë, në Fushë Milot ku për pasojë kanë mbetur të vdekur 2 persona dhe janë plagosur 3 të tjerë.

Dy automjetet njëri Benz me targa Tiranë dhe tjetri Benz me targa Laçi janë përplasur me njëri-tjetrin. Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e mjetit Benz TR0143 M dhe pasagjerin që udhëtonte me të.
Mjeti i viktimave është shkatërruar thuajse plotësisht nga goditja e fortë e mjetit tjetër.
Ndërsa personat që udhëtonin në mjetin Benz me targa Laç që drejtohej nga B.M. i shoqëruar nga e ëma T.M 65 vjeçe dhë bashkëshortja B.M 32 vjeçe ndodhen në spital dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Edhe në Korçë është regjistruar dhe një aksident pranë fshatit Podgorie, ku për pasojë ka humbur jetën një këmbësor. R.M, 74 vjeç banues në fshatin Blacë, Pogradec. Ai është përplasur nga një makinë tip “Opel”, që drejtohej nga F. Kapushi 40 vjeç. Policia ka bërë të mundur arrestimin e 40 vjeçarit.

Article Logic
Execution time: 0.0043389797210693