Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë të hënë. Ngjarja ndodhi në fshatin Kuman, në Roskovec, ku një automjet tip “Pezho” ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Viktima është Baki Shahu, 43 vjeç. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Stacionin e Policisë Roskovec dhe po kryhen veprimet proceduriale.
Pralaelisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.