Një nga viktimat e masakrës së sotme në Elbasan, Endrit Alibeaj mësohet se është arrestuar me herët në Itali gjatë një operacioni antidroge, asokohe ishte 29 vjeç. Alibeaj është i njohur në qytetin e Elbasanit dhe me precedent për trafik lëndësh narkotike.
Endrit Alibej, është arrestuar në vitin 2013 si pjesë e një grupi që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë. Ai u arrestua në vitin 2013, bashkë me të vëllanë e tij, Andrea Alibej, dhe ishin kokat e një grupi që trafikonte drogë në veriun e Italisë.
Alibeaj humbi jetën sonte në Bradashesh. Tre viktimat ishin duke udhëtuar me një mjet me targa italiane AG71ËYP kur janë qëlluar me breshëri kallashnikovi. Nga ngjarja e sotme e ndodhur në Bradashesh të Elbasanit, ka humbur jetën shtetasi Endrit Alibeaj, 34 vjeç dhe Arben Dylgjeri 54 vjeç. Burime bëjnë të ditur se personi i tretë që ka humbur jetën është shtetas me origjinë të huaj me inicialet E. K.
Dyshohet se ngjarja ka lidhet me larje hesapesh mes bandave.