Koncerti i reperit T.I është kthyer në një makth të vërtetë.
Një person u vra dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë koncertit të tij në New York mbrëmjen e së mërkurës. Incidenti ka ndodhur në prapaskenën e koncertit dhe në kohën që ndodhën të shtënat, Maino dhe Uncle Murda kanë qenë artistët që ndodheshin në skenë ndërkohë që T.I nuk ishtë shfaqur akoma. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e kësaj ndodhie ndërkohë që pamjet janë filmuar në këtë video ku dallohen fansat mes panikut teksa përpiqen të largohen nga pista e kërcimit.
Gunshots just went off at the T.I concert, never been so scared in my life pic.twitter.com/rn0CjpAuaU
— Marco (@markygeezy) May 26, 2016