Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme zona afër stadiumit të qytetit të Laçit është tronditur nga të shtënat me armë. Për pasojë ka vdekur në vend 24 vjeçarit Viktor Shkorreti. Policia bën të ditur se është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi E.K.,32 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas bluve autori i kësaj ngjarjeje, që ndodhi për shkak të një konflikti për motive të dobëta, shkruan Newsbomb.
Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Policinë e Tiranës vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 24 vjeçarit.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Kurbin për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/1 të Kodit Penal.