INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Përgjaket” Ministria e Drejtësisë! Protesta kundër dhunës ndaj grave pas vrasjes së gjyqtares [FOTO]

“Përgjaket” Ministria e Drejtësisë! Protesta kundër dhunës ndaj grave pas vrasjes së gjyqtares [FOTO]

Publikuar më: 17:53 04-09-2017

Disa ditë pas vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj, në bulevardet kryesore të Tiranës, qytetarë dhe aktivistë për të drejtat e njeriut kanë zhvilluar protesta kundër dhunës ndaj grave. Pikënisja e tyre ishte Ministria e Drejtësisë te muri i së cilës, u hodh bojë e kuqe që simbolizon gjakun e grave të vrara dhe më pas protestuesit mësohet të jenë nisur drejt godinës së Parlamentit.

Në emër të saj dhe të grave të tjera të grave, që u vranë “në vdekje të paralajmëruar”, veprimtarë nga shumë organizata u bashkuan përmes Facebook-ut për marshimin e sotëm, me moton: “Vrasja nuk të bën burrë, vrasja të bën vrasës!”

collagepergjaket.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033929347991943