Një vit i ri tragjik për një familje në Kosovë. Një grua mbi të 50-tat është dërguar pa shenja jete në Spitalin rajonal të Gjilanit. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar ngjarjen.
Ai thotë se ka dyshime që ajo është vrarë aksidentalisht nga bashkëshorti i saj.
Por që raporti i saktë ende nuk është bërë. Rasti ka ndodhur në fshatin Selishtë të Komunës së Gjilanit.