Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Isa Boletini në qytetin e Vlorës.
Një automjet tip “Jeep” me targë AA 298 SL në ecje ka shpërthyer e për pasojë një person ka mbetur i plagosur. Personi i lëndruar sipas policisë është drejtuesi i mjetit me iniciale I.H 25-vjeç.
Sipas të dhënave të para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur me lëndë eksplozivi në mënyrë të komanduar.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë godinës së ISSH-së.
Dshohet se bëhet fjalë për një atentat me eksoploziv të telekomanduar me celular, pasi një sasi prej 300 gram C4 ishte vendosur në pjesën e përparme të automjetit tip “Jeep”.
Ngjarja ka ndodhur pranë një blloku banimi, por fatmirësisht në momentin e shpërthimit nuk pati të lënduar të tjerë.