INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përgjigjet e ekspertizës ligjore nuk e përcaktojnë dot nëse ADN-ja i përket adoleshentes ruse

Përgjigjet e ekspertizës ligjore nuk e përcaktojnë dot nëse ADN-ja i përket adoleshentes ruse

Publikuar më: 16:49 07-09-2017

Kanë dal ditën e sotme përgjigjet e ekspertizës së fijeve të flokut të gjetur në helikat e motoskafit , për vdekjen e adoleshentes ruse në Ksamil, por pa mundur ti jap drejtim ngjarjes.

Ekspertët nuk kanë mundur të marrin një identitet gjenetik nga ato dhe kanë kërkuar që ti dërgojnë në një laborator jashtë Shqipërisë.

Me 21 korrik një adoleshente ruse humbi jetën në plazhin e Ksamilit dhe sipas ekspertizës së trupit të viktimës dyshohet se ajo është goditur nga një motor uji.

Kjo ka bërë që policia të vendos në pranga shtetasin Ermal Fataj pasi në mjetin e tij të ujit janë gjetur disa fije floku që kanë të njëjtën ngjyrë me atë të viktimës.

Fataj e ka mohuar këtë akuzë duke u shprehur se po ta kishte goditur do i kishte ardhur në ndihmë dhe jo ta linte në det.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038900375366211