INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përgjime të reja për manipulim votash nga Bild. Spikat komunikimi i Ramës me... [VIDEO]

Përgjime të reja për manipulim votash nga Bild. Spikat komunikimi i Ramës me... [VIDEO]

Publikuar më: 14:26 17-06-2019

Ashtu siç ishte lajmëruar gazetari i Bild publikon përgjime të reja nga dosja "339".

Në përgjimet e publikuara pak më parë flitet për blerjen e votës në zgjedhjet e vitit 2017. Në përgjime gazetari gjerman ka publikuar një bisedë të përgjuar të kryeministrit Edi Rama gjatë procesit në zgjedhjet e Dibrës.

Këto përgjime tregojnë se si kriminelë, zyrtarë të policisë dhe zyrtarë të lartë të qeverisë socialiste, duke përfshirë kryeministrin Edi Rama, ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, Ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri, kreun e komisionit të ligjeve Ulsi Manja, anëtarin e komisionit të sigurisë Xhemal Qefalia, deputetin Pjerin Ndreu, aktualisht kandidat për kryetar bashkie të Lezhës, kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe figura të larta të qeverisë socialiste janë përfshirë në blerjen e votave, intimidime ndaj votuesve të PD-së gjatë zgjedhjeve në Dibër.

Në pjesën e parë të këtyre përgjimeve zyrtare tregohet se si një drejtor i lartë i Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi ka ngritur një skemë të qartë dhe një strategji për blerjen e votave, pengimin dhe shantazh të votuesve. Ai nuk është i vetëm në skemën kriminale.

Si pjesë e investigimit, të dosjes 184/2016, prokuroria shqiptare e antimafias ka interceptuar një telefonatë mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtorit Arben Keshi, i cili zbulon se kryeministri i Shqipërisë është i përfshirë në aktivitetin kriminal.

 Pjesë nga Përgjimi nr.1

Edi Rama: Hë mo si duket
Arben Keshi: Po mirë, mirë ke pritshmëritë jemi
Edi Rama: E keni realizu objektin thua?
Arben Keshi: Them që po. Tani me pjesën e asaj që po na thonë komisionerët e kemi realizuar.
Edi Rama: Ashtu e?
Arben Keshi: Them që po
Edi Rama: Po ata maskarenjtë
Edi Rama: Po ata maskarenjtë kishin bo presion m’thanë ëë

Arben Keshi: Po deshin të më kapin mua ato po ndodhi punë dy minutash unë sa u futa te Shtabi se më prisnin te hoteli ku fleja.
Edi Rama: Ca të bënin ty ato
Arben Keshi: po ishin nja 50 veta,thjesht me kët pjesën e presionit më goditën e kshu Ai është legen ai, Ai Flamur Noka është.
Edi Rama: Ku ta del dot ty Flamur Noka mo burrë
Arben Keshi: Jo mo Ai thjesht është.. edhe ky djali sa doli
Arben Keshi: Ato menduan se unë isha në makinë,Rrethh 50 vetë. Jo se bënë ndonjë gjë, sa e goditën, po problemi është se ikën edhe se kapëm dot.
Edi Rama: Më mirë se edhe sherret, c’i do sherret. Dëgjo, po ti mendon se e ke realizu objektivin ëë
Arben Keshi: Unë të them që po nëse mund të lëvizë mund të lëvizë pak ose më shumë po tani nga ata që kanë thënë komisionerët jemi në pritshmëri të mëdhaja.
Edi Rama: Komisionerët i ke pas top ëë
Arben Keshi: Po po, i kam pas shumë të mirë.
Edi Rama: Ok, mire vllai
Arben Keshi: Ishalla, mire faleminderit
Edi Rama: ok, ciao ciao..

Article Logic
Execution time: 0.0036780834197998