INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përgjimet, 5 orë debate të ashpra mes Tahirit dhe Nokës

Përgjimet, 5 orë debate të ashpra mes Tahirit dhe Nokës

Publikuar më: 14:26 18-05-2016

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahir dhe drejtuesi i Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka janë përplasur me njëri – tjetrin në komision. Tahiri u thirr të dëshmojë për pajisjen ilegale përgjuese të policisë, por e nisi raportimin duke treguar reformat e Qeverisë për Policinë e Shtetit e kaq u desh, që Noka, të reagonte e ti kërkonte që të mos tregojë se çfarë reformash kanë bërë, por të flasë vetëm për pajisjen e përgjimeve. Po për këtë Tahiri foli shkurt duke thënë se nuk ka pajisje të paligjshme përgjimi dhe se po pret vendimin e prokurorisë. Pas 5 orësh, debate mësohet se Tahiri nuk është përgjigjur deri në fund pyetjeve të shumta të deputetëve dhe braktisi komisionin duke thënë se kishte punë.

Ja debatet:


Ministri Tahiri: Policia e shtetit nuk ka shkelur ligjin në asnjë sekondë. Policia ka pajisje trajnimi që nuk bën përgjim. Policia e Shtetit bën detyrën në përpjekje për të reformuar sektorin e sigurisë dhe për ti dhënë qytetarëve një stardard të ri shërbimi dhe sigurie. Ringritëm pas 10 viteve Akademinë e Sigurisë.
Flamur Noka: Nuk ke nevojë të vësh kasetën e kemi dëgjuar ne këtë në Komision këtë kasetë dhjetra herë. Jeni thirrur në këtë seancë dëgjimiore për të folur vetëm në lidhje me ekzistencën apo mosekzistencën e një pajisje përgjimi. Kaseta që sapo keni filluar i është djegur shiriti, është përdorur 30 herë në këtë Komision.

Tahiri: Policia e Shtetit ka një program trajnimesh që në mënyrë të padiskutueshme i bëjnë punonjësit e policisë më të përgatitur për të përmbushur misionin e tyre. Trajnimet fillojnë nga mënyra e sjelljes, qëndrimi publik, përdorimi i mjeteve personale të punonjësve të policisë në përmbushje të detyrës.
Noka: Ministër mos u hallakatni, dilni tek pajisja.

Tahiri: Po keni kuriozitet mund t’u ftojmë si komision që të merrni pjesë gjatë trajnimeve. Policia e Shtetit nuk ka pasur dhe nuk mund të ketë kurrë  në përdorim pajisje që mundësojnë përgjimin e telefonatave , mesazheve apo të komunikimit përmes rrjeteve të internetit.Çdo aludim tjetër është thashathemnajë apo zhurmë mediash. Besoj që kjo çështje do trajtohet në mënyrë ezauruese nga prokuroria, besoj se e vërteta do ti bëhet e ditur publikut.

Noka: Prokuroria ka nisur një hetim kryesisht mbi ekzistencën e një pajisje të paligjshme përgjimi në zyrat e Policisë së Shtetit. Sipas të dhënave dy oficerë të policisë gjyqësorë janë ndaluar dhe u u është vënë në dispozicion kjo pajisje. Mendoni se kjo përbën pengim të hetimeve, a keni ju të drejtë apo drejtuesit e policisë të mos lejojnë Prokurorinë të kqyrë këtë pajisje? Mos po fshihen gjurmët e kësaj pajisje. Nuk po ju pyes a ekziston pajisja, sepse e keni pranuar në një emision ekzistencën e një pajisje që sipas jush përdoret për trajnim.
Tahiri: Policia nuk është trajnuar për përgjim edhe pse po të ndodhte do të ishte terësisht e ligjshme. Punonjësit e policisë janë trajnuar dhe trajnohen vazhdimisht duke filluar nga punonjësit me katër këmbë që janë qentë. Pyetjes tuaj pse zbriti në Vlorë, unë nuk kam përgjigje. Kjo është si të pyesësh: Pse e ngriti Ismail Qemali flamurin në Vlorë? Nuk i kthej dot përgjigje.

Noka: Nga jeni vënë në dijeni? Ju e keni informuar Kryeministrin për futjen dhe ekzistencën e kësaj pajisje?
Tahiri: Kjo seancë duhet të ketë më seriozitet, nuk kam kohë të harxhoj kot.

Noka: Mos u bëj karagjoz, bëhu serioz. Kthe përgjigje, mos bëj komente. E ke informuar Kryeministrin për futjen e pajisjes?
Tahiri: Nuk jam informuar nga drejtori i SHISH. Besimi i ndërsjelltë mes institucioneve do e donte që siç tha drejtori i SHISH mori një informacion dhe pastaj e vërtetoi në google se çfarë ishte pajisja. Tha dhe deputeti që e ka parë në internet. Këto janë lojëra rrjetesh sociale dhe internet dhe nuk kam kohë të merrem me to.

Noka: Ti s’ke ardhur këtu për të ofenduar deputetët. Kërko ndjesë.

Tahiri: Unë nuk kërkoj ndjesë.
Noka: Ti del përjashta nëse nuk kërkon ndjesë

Article Logic
Execution time: 0.0035650730133057