INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përgjimet/Arta Marku: Ja çfarë i kërkova prokurorëve për dosjet 339 dhe 184

Përgjimet/Arta Marku: Ja çfarë i kërkova prokurorëve për dosjet 339 dhe 184

Publikuar më: 11:31 20-06-2019

Kryeprokurorja Arta Marku ishte sot në Kuvend ku raportoi për gjendjen e kriminalitetit në vend. Mes të tjerash, kryeprokurorja është pyetur edhe për dy dosjet e bujshme “339” dhe “184”, që tregojnë vjedhjen e votave nga socialistët në Durrës dhe Dibër.

Lidhur me këto dy dosje, Marku ka deklaruar në Kuvend se iu ka kërkuar prokurorëve të dosjeve të nxjerrin sa më shpejt konkluzionet dhe të dërgojnë çështjet në gjykatë.

“Dosjet 339 dhe 184 kanë hyrë në historinë e drejtësisë dhe politikës shqiptare. Janë regjistruar më 2016 të dyja, të vetmet veprime deri në fund të 2018 ishin përgjimet, ka pas vetë transkripte.

Në fund të 2017 u përcaktuan prokurorë të tjerë, për 339 dhe një oficeri policisë gjyqësore. Kjo dosje kur u morë nga prokurorët e tjerë u transkriptuan të gjitha CD, janë dërguar për gjykim shumë persona. Këto çështje duhen zgjidhur, ka ardhur momenti. Nuk janë as indicie, por mjet për kërkimin e provës.

Prokurorët tani duhet të dalin në konkluzione. Nisja e çështjes nuk është bërë pse dolën sekretet, por se nxjerrja e sekretit nga prokurorët përbën vepër penale dhe nuk mund të anashkalohet. Prokurorët duhet të dalin në konkluzione dhe t’i drejtohen gjykatës”, ka thënë Marku.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039479732513428