INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përgjimet, Artan Hoxha: Një tjetër pajisje përdoret për shantazhe politike

Përgjimet, Artan Hoxha: Një tjetër pajisje përdoret për shantazhe politike

Publikuar më: 18:11 16-05-2016

Disa ditë më parë u publikia në media dhe u denoncua nga PD, lajmi se në zyrat e policisë, gjendet një pajisje e sofistikuar që përdoret për përgjim. Gazetari investigativ, Artan Hoxha, deklaroi se në bazë të informacioneve të tij, pajisja që pretendohet se ka policia, është një pajisje lokalizuese. Ajo nuk mund të përgjojë telefonata apo sms. Sipas Hoxhës, ajo pajisje bën identifikimin e numrave “Sim” dhe telefonave të paregjistruar.

Ai tha se në Republikën e Shqipërisë ndodhet një pajisje tjeter përgjimi, e blerë në Izrael për 1 milionë euro, e cila përgjon 20 persona njëkohësisht. Kjo pajisje sipas tij është instaluar dhe po përdoret privatisht, kryesisht për arsye shantazhi.

Article Logic
Execution time: 0.0019659996032715