Kryeministri Rama ka komentuar përgjigjet e publikuara nga BILD. Këtë mbrëmje, prestigjiozja gjermane ka publikuar disa përgjime të reja ku protagonistë ishin Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri, Xhemal Qefalia dhe Imer Lala.
Por nga studio e emisionit “Përballë”, Rama i konsideroi përgjimet një lojë të rrezikshme.
“Është shumë e rrezikshme loja e përgjimeve, mund të kthejnë komplet vemendjen e të vërtetën, duke u nisur nga biseda që dëgjohet në to. Muhabetet e telefonit mund të jenë një bazë për të shkuar te prova, por mund të jenë edhe jashtë konteksti. Psh. unë nganjëherë them “Po Po vlla”, kur një gjë nuk.Pra, janë gjëra që duhen futur në rrugën e ligjit e të diskutohen vetëm në bazë të ligjit.”, deklaroi kryeministri.