INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përgjimet e BILD përballë ligjit, Juristët e PD-së, Rama dënohet nga 1 deri në 3 vjet burg

Përgjimet e BILD përballë ligjit, Juristët e PD-së, Rama dënohet nga 1 deri në 3 vjet burg

Publikuar më: 15:50 18-06-2019

Një ditë pasi tabloidi gjerman “Bild” publikoi 16 përgjime, zyrtarët e Partisë Demokratike këtë të martë i morën me radhë duke i ballafaquar ato me ligjin. Juristët e selisë blu thanë se kryeministri Edi Rama rrezikon disa vite burg.

“Kodi Penal në nenin 328 /a parashikon që përdormi nga një punonjës që kryen një detyrë shtetërore, dhe ai që e kryen këtë detyrë shtetërore është vetë kryeministri i vendit, dënohet me burg nga 1-3 vjet”, deklaroi ish-deputeti Enkelejd Alibeaj.

Dhe jo vetëm për Ramën por për secilin nga socialistët e tjerë të përfshirë në përgjime ekspertët ligjorë në PD përemendën vitet e burgut që rrezikojnë. Në përgjime doli ish-ministri Damian Gjiknuri dhe kandidat i PS për Bashkinë Lezhë, Pjerin Ndreu.

Kundër Ramës është shprehur sot edhe këshilltari ekonomik i grupit CDU/CSU, Martin Henze që në një shkrim të bërë publik thotë se qeveria duhet të jap dorëheqjen. “Me këtë, qeveria, Partia Socialiste dhe kryeministri Rama me siguri e kanë bërë veten masivisht të dënueshëm. Kjo është e papranueshme për Evropën. Me një qeveri të tillë Rama me siguri nuk do të jetë më në gjendje të flasë. Ne kemi dëgjuar tani nga materiali i “Bild” se si u përgatit një plan në Ministrinë e Brendshme për të fituar zgjedhjet nga socialistët”, shkruan Henze. 

Mbi përgjimet e publikuara ditën e djeshme, ku u pretendua se ishte edhe zëri i kryeinistrit Rama, nuk ka reagim nga asnjë ambasadorë në Shqipëri.

pergjimet_e_bild.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037379264831543