INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përgjimet e Habilajve, LSI “sulmon” Ramën: Kryeministri nuk lan dot duart duke shitur Tahirin [FOTO]

Përgjimet e Habilajve, LSI “sulmon” Ramën: Kryeministri nuk lan dot duart duke shitur Tahirin [FOTO]

Publikuar më: 17:39 17-10-2017

Kreu i grupit parlamentar të Partisë “Lëvizja Socialiste për Integrim”, Petrit Vasili ka hedhur akuza mbi kryeministrin Rama për situatën me trafikun e drogës në Shqipëri. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Vasili shkruan se situata kriminale në vend është “vepër e kryeministrit Rama”.

Deputeti i LSI thotë se Prokuroria duhet të çojë përgjegjësit para drejtësisë

REAGIMI I PLOTE

Kryeministri i droges nuk i lan dot duart si ponc pilati. Gjithçka kriminale qe permbyti me droge dhe krim Shqiperine eshte veper e Kryeministrit.

Eshte informuar Kryeministri nga shume drejtime, qofshin vende mike dhe aleate, si edhe sherbime partnere per drogen dhe ministrin tutor te saj, me te cilat kriminalizuan ne cdo qelize sigurine kombetare dhe te cdo qytetari dhe ka bere me qellim te qarte veshin e shurdhet, sepse ishte njesh me krimin.

Nuk i lan dot duart ponc pilati kryeminister, duke shitur ish- ministrin sherbetor te droges dhe krimit.

Eshte ai, kryeministri fajtor, dhe drejtesia s’mund te vonoje më asnje sekonde pasi ajo ka nje pergjegjesi madhore perpara vendit.

vaos.png

Article Logic
Execution time: 0.0036318302154541