INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përgjimet, Haki Çako çon në apel vendimin e pezullimit nga detyra

Përgjimet, Haki Çako çon në apel vendimin e pezullimit nga detyra

Publikuar më: 09:45 08-06-2016

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës që e pezulloi nga detyra.
Apelimi është bërë nga avokati i tij Maks Haxhia. Çako u pezullua një ditë më parë me vendim Gjykate lidhur me skandalin e përgjimeve me pajisjen e paligjshme që ka hyrë në Shqipëria nga Italia.
Ndërsa ndaj dy vartësve të Çakos u vendos masa e sigurisë, arrest shtëpie. Grupi hetimor sekuestroi edhe kompjuterin e zyrës së Haki Çakos.

Article Logic
Execution time: 0.0033102035522461