Dita e punës ka nisur shumë shpejt për Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe kreun e shërbimeve inteligjente Visho Ajazi. Në orën 08:15 në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka mbërritur kreu e SHISH, Visho Ajazi, ndërkohë mësohet se takimi mes tyre ka zgjatur për rreth 60 minuta. Mendohet se takimi ka patur në fokus çështjen e përgjimeve si dhe pajisjen, e cila dyshohet se është futur në vendin tonë në mënyrë ilegale.
Takimi ka ardhur pas pezullimit nga detyra të Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako, nga Prokuroria e Tiranës.
Por pezullimi nga detyre e kreut të Policisë së Shtetit Haki Çako ka sjellë përplasje mes prokurorisë, gjykatës dhe Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri si dhe Kryeministrit Edi Rama.
Mësohet se në këtë takim është i pranishëm Prokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj dhe Prokurori i Tiranës Petrit Fusha, ndërsa takimi është mbajtur në Prokurorinë e Përgjithshme.