Prokurorja speciale, e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva tre ditë pas arrestimit ka shfaqur në qeli probleme shëndetësore. Ajo sipas mediave ndodhet në burgun e grave të Shutkës dhe shqetësimet shëndetësore i janë shfaqur kohë më parë.
Mësohet se ish prokurorja merr ilaçe në qeli për depresionin. Ndërsa problem tjetër është edhe tensioni i gjakut. Ajo është nën mbikqyrjen dhe kontrollet e mjekëve. Ditën që u arrestua i ndërroi jetë dhe mamaja, kjo ngjarje mund ta ketë dëmtuar më shumë shëndetin e saj.
Janeva është arrestuar për rastin “Reket” dhe akuzohet për keqpërdorim të detyrës pasi zëri i saj është dëgjuar në një video përgjim që u publikua nga mediat italian.