Përgjimet në Maqedoninë e Veriut që shkaktuan një tronditje të vërtetë në politikën e vendit fqinj duket se tashmë janë kthyer në çështje debati edhe në Bashkimin Europian.
Politikania gjermane dhe presidente e asociacionit të grave në Partinë Popullore Evropiane, Doris Pack deklaroi një ditë më parë se Bashkimi Evropian nuk mund të mbyllte sytë përballë asaj që po ndodh në Maqedoninë e Veriut pas publikimit të përgjimeve të prokurores speciale duke marrë miliona ryshfet për mbylljen e çështjes së një biznesmeni.
Në përgjimin e tretë ndër të tjera përmendet edhe emri i kryeministrisë së Maqedonisë Zoran Zaev.
“Pse nuk po reagon Shërbimi për Punët të Jashtëm Evropia)? Qytetarët më shkruajnë dhe më pyesin! Zgjidhja e çështjes së emrit nuk mund të jetë arsye për të mbyllur sytë nga realiteti kriminal! Kryeministri i Maqedonisë së Veriut përmendet në pjesën e tretë të vazhdimit të video incizimeve”, shkruan Pack në “Tëitter”.
Ajo ka marrë një përgjigje të “butë” nga komisioneri për negociatat e Zgjerimit në largim, Johannes Hahn.
“Lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë duhet të vazhdojë e pandërprerë. Sa i përket zbulimeve të fundit, është e rëndësishme të vendoset përgjegjësia ligjore për të gjitha krimet, përfshirë edhe ato që rrjedhin nga përgjimet e paligjshme. Askush nuk është mbi ligjin dhe nuk mund të jetë i pandëshkueshëm”, shkruan ai në Twitter.