INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përgjimet: Nuk mjafton Çako, sekuestrohen dhe kompjuterat e Drejtorisë së Policisë

Përgjimet: Nuk mjafton Çako, sekuestrohen dhe kompjuterat e Drejtorisë së Policisë

Publikuar më: 14:08 07-06-2016

Prokuroria e Tiranës nuk është mjaftuar me pezullimin nga detyra e Drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako, lidhur me pajisjen e përgjimit, një çështje cila ka ndezur debatin politik në vend. 60 minuta pasi është bërë publike vendimi i organit të akuzës për pezullimin e Çakos, oficerët e policisë gjyqsore kanë ndërmarrë një tjetër hap. Policia ka mësyrë në ambientet e Drejtorisë së Policisë dhe ka sekuestruar disa materiale, si kompjutera dhe dokumenta. Kanë qënë dy oficerë të policisë gjyqsore që kanë kryer këto veprime, të shoqëruar nga prokurori i çështjes.
Ndërkohë në fund, Prokurori nuk ka pranuar të bëjë komente dhe është larguar nga aty me materialet në duar.

Article Logic
Execution time: 0.003633975982666