INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Përgjimet”, PD: Skandal që përmbys pushtetin, PS ikën nga komisioni

“Përgjimet”, PD: Skandal që përmbys pushtetin, PS ikën nga komisioni

Publikuar më: 10:46 16-05-2016

Mundësia e ekzistencës së një pajisje përgjimi përplasi në debate shumicën dhe opozitën në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, i cili drejtohej nga demokrati Flamur Noka. Opozita e cilësoj një skandal të rëndë dhe kërkoj seancë dëgjimore me krerët i institucioneve të sigurisë kombëtare.
Flamur Noka:
“Duke qenë se ditët e fundit është bërë publike instalimi i një pajisje përgjimi në policinë e shtetit, theksoj se kjo përbën një shkelje të rëndë.Një grup deputetësh kanë ndërmarr një kërkesë për të thirrur në Komisionin e Sigurisë Ministrin e Brendshëm, Prokurorin e Përgjithshëm, Drejtorin e SHISH dhe Drejtorin e Përgjithshëm të policisë së shtetit. Ekzistenca e kësaj paisje është jo vetëm shkelje e rëndë e ligjit, por cënim i privatësisë së zyrtarëve të lartë”.
Kërkesa e Nokës për thirrjen e krerëve të institucioneve të sigurisë është kundërshtuar nga socialisti, Pirro Lutaj.
Pirro Lutaj:
“S’mund të thirren krerët e institucioneve kur ka nisur hetim për çështjen”.
Edhe deputeti i LSI, Luan Rama insistoi që para se të thirren për të raportuar krerët të institucioneve, të kërkohet paraprakisht një informacion zyrtar.
Po ajo që surprizoj anëtarët e komisionit të sigurisë ishte deklarata e Xhemal Qefalisë, gjatë diskutimit të kësaj çështjeje.
Xhemal Qefalia:
“Pajisja mund të jetë edhe në institucionet e tjera”.
Por debati i ashpër solli largimin e deputetëve të Partisë Socialiste nga mbledhja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare. Largimi i socialistëve është komentuar në këtë mënyrë nga deputeti Astrit Patozi:
Astrit Patozi:
“Deputetët e PS ikën se janë të shqetësuar për titullarët më shumë se për skandalin. Nëse skandali i përgjimeve rezulton i vërtetë, përmbyset pushteti. Në shumë raste media ka zbuluar skandale, ndaj nuk duhen injoruar. Titullarët të vijnë dhe të hedhin dritë mbi ngjarjen”.

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883