INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Përgjimet”, Prokuroria nis hetimet, Tahiri: Nuk ka pajisje

“Përgjimet”, Prokuroria nis hetimet, Tahiri: Nuk ka pajisje

Publikuar më: 10:58 16-05-2016

Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me pajisjen e përgjimit të policisë së shtetit. Lajmi konfirmohet nga Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili në një komunikim me mediat kërkoi durim deri në zbardhjen e të vërtetës. Por Manjani kishte dhe këtë sugjerim:
Ylli Manjani:
“Ka hetim të çelur për këtë punë. Kini durim të shkojmë në fund, të dalë e vërteta. Nuk ka asnjë rëndësi çfarë unë besoj, por dua të theksoi se unë besoi nga hetimi i kësaj çështjeje. Të gjitha të tjerat janë spekullime që nuk e mbështesin hetimin. Duhet të mbështesim hetimin e Prokurorisë. Ka përfunduar koha kur qeveria nuk ekzekutonte vendimet e prokurorisë. Vendimet e prokurorisë janë urdhra për qeverinë. Nga hetimi nuk duhet të ketë frikë askush”.

Por Ministrin i Brendshëm Saimi Tahiri hedh poshtë mundësinë e ekzistecës së një pajisje përgjimi.
“Më duhet tu sqaroj se policia e shtetit nuk disponon dhe as ka disponuar dhe as i lejohet të disponojë në të ardhmen një pajisje përgjimi. Në policinë e shtetit nuk ka asnjë pajisje përgjimi dhe policia bashkë me partnerët nuk ka punuar kurrë dhe as nuk do të punojë, të paktën sa jam unë në detyrë me një paisje përgjimi.”.
Por ka një tjëtër pajisje, e cila sipas ministrit po trajnon policinë e shtetit në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare.
“Ndërkohë në policinë e shtetit ka një trajnim që vazhdon prej disa javësh i cili zhvillohet mbi bazën e një marrëveshje të nënshkruar mes dy qeverive në 2007. Policia e shtetit ka zhvilluar dhe sot që flasim zhvillon dhe do të vazhdojë të zhvillojë në të ardhmen trajnime me policitë partnere. Siç ka bërë policia e shtetit me po të njëjtën pajisje edhe në të kaluarën, edhe kur unë nuk kam qenë Ministër, edhe kur këta që flasin sot kanë qenë në qeveri dhe ju ritheksoj nuk bëhet fjalë për një pajisje përgjimi. Bëhet fjalë për një pajisje fare normale në punën e policisë”.

Article Logic
Execution time: 0.0037322044372559