INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përgjimet/ Tahiri flet hapur: Habilajt i kam kushërinj të 10-të, jam i hapur për hetime

Përgjimet/ Tahiri flet hapur: Habilajt i kam kushërinj të 10-të, jam i hapur për hetime

Publikuar më: 15:33 17-10-2017

Pas përdorimit të emrit të tij në përgjimet telefonike të siguruara nga autoritetet italiane pas arrestimit të Moisi Habilajt, ka ardhur edhe reagimi nga Saimir Tahiri.

Në një konferencë për shtyp, ndër të tjera Tahiri shpjegoi  se Habilajt i kishte kushërinj të 10-të dhe se ishte i hapur për hetimet nga Prokuroria për zbardhjen e të vërtetës.

“Kam mbajtur detyrën e Ministrit të Brendshëm duke mos u dorëzuar në asnjë ditë përballë kundërshtarëve. Kam luftuar çdo ditë për të bërë detyrën me drejtësi, për qytetarët dhe familjen time. Sot duhet të dalë e vërteta që të kemi më shumë besim te njëri-tjetri. Unë kam besuar te forca e pashtershme e disa burrave dhe grave që deri para se të merrja unë detyrën ishin viktimat më të para dhe më të pafajshme.  Kam punuar çdo ditë për ta modernizuar çdo gjë në polici, që të ndjehej sa më rehat në shërbimin që do t’i jepte qytetit. Por sigurisht që rrugës do bënim dhe gabime, por përtej gabimeve dhe vështirësive ka shpresë për t’u ringritur. Kam qenë i vetëdijshëm që t’i shërbesh qytetarëve dhe jo oligarkëve, ka plot kosto. Kam humbur mundësinë për kompromise me njerëz të pushtetshëm që nuk i kam dashur kurrë në krahë, por përballë. Që kur jam marrë me këtë detyrë, për mua ka pasur rëndësi drejtësia. Bashkë me skuadrën që drejtova, i hymë luftës kundër krimit. Patëm vështirësi të merituara apo jo. Lufta me paligjshmërinë nuk ishim vetëm me ato që kishim përballë, luftë që kishte jo pak kosto për mua.

Sot është një ditë jo e lehtë për mua, në raportin me veten, moralin tim, familjen e tim bir mbi të gjitha. Por edhe me njerëzit që më njohin e që më kanë besuar. Dy kriminelë që janë kushurinjtë e mi të shkallës së 10 janë arrestuar, pa hezituar të përdorur emrin tim. E përrdorur për t’u mburrur në dobi të interesave të trye. Nuk do doja të isha në këtë pozitë, por unë menjëherë vetë nga Prokuroria do kërkoj, pa përfituar nga asnjë lloj imuniteti, të verifikohet gjithçka,” tha Tahiri

Article Logic
Execution time: 0.0033879280090332