INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PËRGJIMI 10/ Manipulimi i zgjedhjeve të 2017, Gjiknuri-Keshit: Unë do të çoj disa çuna ti kesh aty për çdo rast...

PËRGJIMI 10/ Manipulimi i zgjedhjeve të 2017, Gjiknuri-Keshit: Unë do të çoj disa çuna ti kesh aty për çdo rast...

Publikuar më: 14:56 17-06-2019

Prestigjiozja gjermane Bild ka publikuar sot të tjera përgjime ku përfshihen zyrtarë të Partisë Socialiste dhe Edi Rama.

Përveç kryeministrit i cili i është shumë falënderues për performancën e tij, përgjimet zbulojnë se Arben Keshi, drejtor në Ministrinë e Brendshme është shumë afër dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të PS-së përfshi dhe Vangjush Dakon, kryebashkiakun e Durrësit, Taulant Ballën kreun e grupit parlamentar dhe Damian Gjiknurin ministrin e Energjetikës si dhe sekretarin për zgjedhjet në Partinë Socialistr, Artan Gaci i cili është bashkëshorti i ministres së Mbrojtjes, Olta Xhacka.

Përgjimet zbulojnë një tjetër fakt të rëndësishëm: Ministri Damian Gjiknuri ka vënë në dispozicion të drejtorit Keshi një grup të njohur kriminelësh, 'djem problematikë" sic i quan ai të përdoren nëse e kërkon situata.

Ministri Damian Gjiknuri është në bisedë me Arben Keshin, drejtorin e qendrës për të huajt ilegalë në ministrinë e Brendshme në Shqipëri.

Pjesë nga përgjimi numër 10:

Damian Gjiknuri: Ça bëhet?

Arben Keshi: Asgjë

Damian Gjiknuri: Ndonjë shqetësim?

Arben Keshi: Po duhet të vijnë tani këto deputetët se kanë ardhur këto të PD

Damian Gjiknuri: Po do vijnë. Tani do vijnë se si duket fjetën i çik se kanë qenë gjithë natën aty. Tani do vijnë.

Arben Keshi: Nuk kam fjetur fare

Damian Gjiknuri: E di, e di. Ja tani do vijnë.

Arben Keshi: Që të vijnë të dalin nëpër qendrat

Damian Gjiknuri: Patjetër.

Arben Keshi: Se edhe vëzhguesit e atyre janë nga rrethet, askush nuk i njeh

Damian Gjiknuri: E di, e di. Ashtu i kanë sjellë ata se nuk kanë besim tek ata të vetët. Unë do të çoj disa çuna ti kesh aty, një furgon të jetë aty."

Arben Keshi: Mirë

Damian Gjiknuri: Po i nis disa që të jenë aty, do vijnë tek shtabi jot. Të jenë për çdo rast. Të mos dalin sepse janë nga ata tipat problematikë por gjithsesi të jenë aty për çdo rast.

Arben Keshi: Mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0036571025848389