INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përgjues në zyrë, Tahiri denoncon në Prokurori

Përgjues në zyrë, Tahiri denoncon në Prokurori

Publikuar më: 14:38 02-06-2016

Një përgjues në zyrën e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Për këtë çështje Ministri i Brendshëm, dy javë më parë, ka bërë kallëzim Prokurori, ku thotë se ka evidentuar praninë e një pajisjeje përgjimi pikërisht në zyrën e tij. Mësohet se pajisja është gjetur pranë printerit në zyrën e ministrit.
Nuk dihet ende çfarë ka regjistruar pajisja, ndërsa ministri kërkon gjetjen e personave që kanë futur përgjuesin. Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një punonjës të Ministrisë së Brendshme por ende nga kjo e fundit nuk ka një reagim zyrtar.
Por denoncimi i parë publik, se në zyrën e Ministrit të Brendshëm është një pajisje përgjimi është denoncuar nga ish Kryeministri Sali Berisha.
Aktualisht, zyrat e Ministrisë së Brendshme janë transferuar pranë ndërtesës së Gardës së Republikës, për shkak të rikonstruksionit prej disa muajsh të ndërtesës së ministrisë në qendër të kryeqytetit.

Article Logic
Execution time: 0.0035500526428223