1 në 5 nxënës shqiptarë, është viktime e bulizmit. Ky ka qenë përfundimi qe ka nxjerr studimi i një grupi psikologesh ne bashkëpunim me Bashkimin Evropian në kuadër të “Lufta kundër bulizmit dhe ekstremizmit në sistemin arsimor".
Sipas raportit moshat më të prekura ndaj këtij fenomeni janë mosha nga 10 deri në 17 vjeç.
Specialistët shpjegojnë se këto moshat janë më të prekura nga bulizmi pasi është mosha kulminate e pubertetit dhe është faza kur te rinjtë kërkojnë të jenë në qendër të vëmendjes.
Sipas studimit bulizmi është më shumë i përhapur në shkollat private, për shkak të niveleve të ndryshme të familjeve nga vijnë nxënësit.