INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Perime me racion në tregun evropian [Video]

Publikuar më: 18:20 03-02-2017

Mungesa e perimeve në tregun evropian, është shoqëruar me racionim të sasisë që mund të blihet, në rrjetet e supermarketeve gjigande në Britaninë e Madhe. Raftet e supermarketeve janë të zhveshura, pavarësisht rritjes së çmimeve, pasi blerësit nxitojnë të blejnë zarzavate, duke ju druajtur dështimeve bujqësore në jug të Spanjës. Kjo zonë furnizon 50 për qind të perimeve qe shiten në Evropë. Si pasojë e ngricave që goditën këtë vend, prodhimi u reduktua duke shfaqur dukshëm mungesën e perimeve në treg. Kjo ka bërë që rrjetet e supermarketeve të shesin perime në sasi të pakta. Supermarketet e mirënjohura britanike Tesco dhe Morrison kanë nisur të vendosin të parët kufizime shitjeje. Konkretisht një person ka të drejtë të blejë vetëm tre tufa sallatë jeshile dhe tre brokoli. Morrisons ka vendosur këtë limit për konsumatorët në 492 dyqanet e saj. Disa dyqane të tjera kanë ndarë fotografitë e prodhimeve të freskta në stendat boshe. Kriza e perimeve ka ndikuar në të gjithë tregun britanik. Përfaqësuesit e supermarketeve të mëdha thanë për Daily Mail se moti i keq në Spanjë ka shkaktuar mungesë produktesh në treg, ndërkohë që furnizuesit po punojnë për të gjetur zgjidhje për këtë problem. Konsumatorët anglezë kanë nisur të postojnë në faqet e rrjeteve sociale fotografi të rafteve bosh të perimeve në marketet Tesco, në të cilat ka mbishkrime ku shkruhet: "Për t`ju krijuar mundësinë të gjithë klientëve tanë të blejnë sallatë , jemi të detyruar të kufizojmë blerjet deri në tre tufa për person."

 

Article Logic
Execution time: 0.0034408569335938