Ivan Perisiç mund të largohet drejt Premier Ligës. Një dëshirë e hershme e tij, kroati mund t’i thotë lamtumirë “zikaltërve” në fund të këtij sezoni. Drejtuesit e Inter po mendohen për zëvendësuesin e sulmuesit dhe emrat më të favorshëm shihen si alternativë e numrit 44 po figuron edhe Josip Iliçiç.
Përtej Duvan Zapatës për sulmin, Marota dhe Auzilio kanë nisur kontaktet me Atalantën edhe për fantazistin slloven: i cili vlerësohet mes 15 dhe 20 milionë eurove.