Piero Ausilio, drejtori i Interit, ka konfirmuar se Ivan Perisic dhe Antonio Candreva do të mbesin në ekip të paktën edhe në sezonin e ri
Drejtori i Interit, Piero Ausilio ka një lajm të mirë për tifozët e skuadrës. Ai ka bërë të ditur se Ivan Perisic dhe Antonio Candreva nuk do të largohen nga ekipi.
Gjatë këtyre ditëve është përfolur se Perisic po kërkohet nga Manchester Untied, derisa Candreva nga Chelsea, përcjell Express.
“Candreva nuk ka qenë kurrë në treg dhe nuk kemi absolutisht asnjë qëllim për ta shitur. ” tha Ausilio për Mediaset Premium.
” E njëjta gjë vlen edhe për Perisic, i cili është një lojtar i rëndësishëm dhe ne jemi duke diskutuar një kontratë të re me të.”, ka theksuar ai.