Kohët e fundit, të gjithë janë aktivë në rrjetet sociale.
Ju ndodh të keni momente negative dhe pozitive ndërkohë që komunikoni dhe postoni gjërat tuaja personale. Ju mund të keni qenë në një periudhë jo të mirë të jetës suaj dhe jeni munduar të zhdukeni nga të gjithë, përfshirë edhe rrjetet sociale. Ja disa arsye, pse nuk është zgjedhje e mirë të largoheni nga adresat tuaja që keni në rrjetet sociale:
1. Nuk ka asnjë vlerë, askush do e vërë re
Nëse jeni duke e fshirë llogarinë tuaj, që dikush ta vërë re dhe të ndjehet keq për ju, po gaboni. Në fakt, askush nuk e ka vënë re! Miqtë tuaj, mendojnë se ende jeni aktivë dhe ju bëjnë pjesë e statuseve të tyre. Rrjetet sociale, janë egoiste. Njerëzit në të vërtetë kujdesen për llogaritë e tyre dhe fotot e tyre. Askush nuk kujdeset, nëse llogaria juaj është zhdukur.
2. Do fshini kujtimet që ju kanë bërë të lumtur
Ju keni disa kohë, që jeni pjesë e rrjeteve sociale, prandaj mos fshini çdo gjë kaq shpejt. Ju për momentin ndodheni në këtë situatë, por dikur keni postuar gjëra që vërtet ju kanë bërë të lumtur. Mos fshini kutjimet e bukura!
3. Do humbisni miqtë që keni në rrjetet sociale
Ndoshta ju po mendoni të hapni një adresë të re, por miqtë aktualë nuk do jenë më. Ata do mërziten duke ju ndjekur me adresat e reja që ju hapni. Po tregoni se nuk jeni të vendosur dhe sapo keni një problem, direkt mbyllni adresat. Miqtë do lodhen, nga ndryshimet tuaja!
4. Nuk ka më kthim pas
Një ndër rrjetet sociale, Instagrami ka opsionin që nëse ikni përgjithmonë, nuk nuk mund të riktheheni më pas. Mendoni mirë, para se humbisni fotot dhe çdo lloj gjëjë që kishte vlerë për ju. Mund të ndodhë, që ditën tjetër ndiheni më mirë dhe do pendoheni pse keni marrë këtë vendim.
5. Do ju gjykojnë
Nëse ju fshini adresat tuaja në rrjetet sociale, direkt prisni reagimin e miqve tuaj. Me shumë mundësi, ata do ju gjykojnë, duke ju vënë në siklet, pse shkuat në këtë përfundim. Do ishte e lodhshme, t’i shpjegonit të gjithëve, arsyen e vërtet. Miqtë do fillojnë, t’ju fajësojnë për largimin tuaj, sepse në fakt nuk duhet t’i merrni rrjetet sociale shumë seriozisht. Do ndiheni jo mirë, kur ata do ju gjykojnë për mënyrën si ju i shikoni rrjetet sociale.
Burmi: Elite Daily
Përshtati: Anisa Bega